Detajet e dëshmisë së aktores turke Melis Sezen, e cila u ndalua në kuadër të një hetimi për drogë dhe më pas u la e lirë, janë bërë tashmë publike.

Aktorja i mohoi kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka përdorur apo shpërndarë lëndë narkotike. Në dëshminë e saj ajo pohoi se të ardhurat e saj mesatare mujore janë rreth 400 mijë lira turke apo rreth 7 mijë euro dhe se nuk frekuenton jetën e natës.

Sipas saj ajo nuk ka pasur kontakte me persona të përfshirë në shitjen e drogës dhe nuk ka ndërmjetësuar apo transferuar para për aktivitete të tilla. Sezen e cilësoi denoncimin ndaj saj si të pabazuar ndërsa u shpreh e gatshme t’u nënshtrohet analizave të gjakut dhe flokëve duke theksuar se ky denoncim është bërë për të dëmtuar reputacionin e saj.

“Gjatë gjithë jetës sime nuk kam përdorur drogë dhe nuk i kam ofruar askujt. Nuk ka asnjë provë konkrete që mbështet denoncimin ndaj meje”, citoi ajo gjatë deklaratës së saj.