Napoli nuk lëshon dhe triumfon 3-1 ndaj Interit. Napoletanët, me titullin tashmë të fituar, ia kanë dalë të bëjnë një paraqitje dinjitoze ndaj zikaltërve, në sfidën e Serie A.

Ekipi i Inzaghit u shfaq në fushë me shumë ndryshime, teksa edhe Asllani luajti nga minuta e parë. Interi mbeti me një lojtar më pak në minutën e 41-të, pasi Gagliardini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas presionit konstant të ushtruar, ekipi i Spalletit mori frenat e ndeshjes pas golit të Anguissës në minutën e 67-të. Mysafirët u rifutën në lojë pas golit të Lukakut në minutën e 82-të, por vetëm përkohësisht, pasi një gol fantastik i Di Lorenzos do mposhtte Onanën. Gaetano G. shënoi golin e 3-të për vendasit në shtesë. Me këtë rezultat, Interi është në vendin e 3-të me 66 pikë.