SHBA – Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) iu bashkua zyrtarisht projektit të teleskopit europian “Euclid” për kërkimin e energjisë së errët, thuhet në njoftimin e Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA).

Teleskopi “Euclid”, i planifikuar të punojë për 6 vjet, do të kërkojë gjurmët e ekzistencës së një substance hipotetike që besohet të jetë përgjegjëse për zgjerimin e "përshpejtuar" të Universit.

Lëshimi i “Euclid” në orbitë është planifikuar në vitin 2020 nga kozmodromi “Kourou” në Guianan Franceze. Teleskopi do të lëshohet në orbitë me raketëmbajtësen ruse "Sojuz".