Ja aleatët natyrorë që ndihmojnë metabolizmin duke forcuar sistemin imunitar, duke riaktivizuar qarkullimin e gjakut dhe duke larguar dhembjet dhe lodhjen

Rizbuloni analogjinë trup-natyrë…

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, uji dhe toka janë elementët e domosdoshëm për shndërrimin dimëror të organizmit: kjo traditë e vjetër kulturore thekson për shembull se i ftohti i than indet e trupit të njeriut njësoj siç ndodh me natyrën dhe tokën, bimët, pemët që zhvishen nga gjethet, borën që mbulon dhe than gjithçka. Po ashtu, edhe në Perëndim, mjekësia e manastireve dhe e traditave shihte natyrën gjatë dimrit dhe e dinin se të njëjtat fenomene ndodhnin edhe me organet tona të brendshme, qelizat, indet.

Si t’i shfrytëzoni më mirë energjitë

Le të marrim një shembull që të kuptohet më mirë: në këto momente jashtë bën ftohtë dhe koha është herë e thatë e herë me lagështirë, prandaj është momenti i duhur për ta mbushur trupin me ujë, energji të gjelbër, për të vënë në lëvizje muskujt dhe të hidratohemi. Për të njëjtat arsye, në muajin janar, ushqyerja është shumë e rëndësishme për të ndihmuar metabolizmin dhe për të riaktivizuar mbrojtjet imunitare. Një lugë argjilë të gjelbër në mëngjes dhe darkë (para vaktit) ka funksionin e rimineralizimit të “tokës sonë të brendshme”. Dikur fermerët e vjetër shkonin në pyll dhe mblidhnin dhe (tokë) të njomë që të mbulonin rrënjët e bimëve të gjelbra, si bredhi, pisha, dafina, etj.

Kurimi në mënyrën më të mirë

Sipas së njëjtës mënyrë, mjekësia e manastireve këshillonte gjatë stinës së dimrit përdorimin e çajeve me bazë mështeknën: kjo bimë është mbretëresha e ujërave, mbron kockat dhe veshkat, si dhe ka një funksion shumë të rëndësishëm në metabolizmin qelizor. Bima me rrënjët dhe gjethet mund të konsumohet veçanërisht në muajin janar, meqë edhe gjatë kësaj stine trupi është i prirur të thahet. Madje jo vetëm kaq: mështekna, zhbllokon organizmin, ul ënjtjet periferike dhe si pasojë shmang grumbullimin e toksinave. Gjithashtu mund të përdoret për të parandaluar celulitin, sidomos nëse i shtojmë çajit të mështeknës disa gjethe shelgu. Të dyja bimët të kombinuara së bashku mbrojnë enët e gjakut, përmirësojnë qarkullimin dhe luajnë rolin e antiinflamatorit që parandalon bronkitin, rrufën dhe gripin. Gjithashtu të parët tanë na kanë mësuar se kjo është periudha e rënies së gjetheve të mështeknës, prandaj në qoftë se keni dhimbje mesi, ose reumatizëm, merrini këto gjethe çudibërëse, ngrohini dhe vendosini mbi shtyllën kurrizore. Do t’ju ndihmojnë ta kaloni më lehtë këtë periudhë.

Ndihmojeni veten edhe në tavolinë

Duke u bazuar te gjërat që përmendëm më lart, pra tek energjia e gjelbër dhe rivitalizimi i indeve, në tryezën tuaj nuk duhet të mungojë spinaqi, brokoli, lakra, prasi, sallata, zarzavate të cilat e pasurojnë organizmin me acid folik. Janari është muaji ku kemi nevojë jo vetëm për energji, por edhe për kripëra minerale, magnez, kalcium, hekur: në këtë rast shumë i rëndësishëm është mëngjesi, që në pjesën më të madhe të rasteve përveç konflekseve duhet të konsumohen edhe fruta të thata (arra, lajthi, bajame, stika, etj.). Duke marrë vetëm disa kokrra prej secilës keni siguruar kripërat mineralet që ju duhen për të gjithë dimrin.

Në qoftë se i ndiqni me përpikëri këshillat e mësipërme nuk do të ndjeheni më të lodhur dhe të dembelosur, që janë karakteristikë e kësaj stine dhe theksohen më shumë në ditët shumë të ftohta dhe me shi.