Legjenda e WWE, Iron Sheik, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se vdiq në shtëpinë e tij.

Sheik, emri i vërtetë që ishte Hosein Khosrov Ali Vaziri, ka lindur në vitin 1942 në Iran dhe njihet si një nga personazhet më të urryer (heel) që ka shkelur në ring, duke marrë dhe vlerësimin “WWE Hall of Fame”.

Ai gjithashtu mbahet mend si një nga rivalët më të mëdhenj të legjendës tjetër të ringut, Hulk Hogan.