Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, trombisti i parë i Orkestrës Frymore Durrës, Tonin Kalziqi.

Lajmin e bën të ditur, Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” në një postim në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllimet familjes dhe gjithë të njohurve.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta në moshën 67 vjeçare, të artistit Tonin Kalziqi, trombonist i parë i Orkestrës Frymore Durrës.

Qendra Kulturore “A.Moisiu” i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve.

U prehtë në paqe.