Të enjten në mesditë u nda nga jeta, krejt në moshë të parakohshhme dhe papritmas, kompozitori, studiuesi dhe pedagogu e drejtuesi i departamentit KMDP pranë Fakultetit të Muzikës, Prof. Asoc. Dr. Edmond Buharaja.

Buharaja, i lindur në Durrës në vitin 1963, e mori edukimin artistik në shkollat e qytetit të lindjes.

Krijimtaria dhe puna e tij kolosale studimore me botime tepër të vlerëta do të mbeten trashëgimi dhe thesar për sot dhe brezat që do të vijnë.

Aktualisht mbante pozicionin si titullar në disiplinat: Kompozicion, Kontrapunkt, Harmoni, Analizë Muzikore (këtu prëfshirë edhe ato schenkeriane, Set Theory, e Neoriemanniane), Semiotika dhe Semantika e Muzikës, Estetika Muzikore tek «Universiteti i Arteve – Tiranë» (Shqipëri) dhe «Universiteti H. Zeka – Pejë» (Kosova).

Ai ishte anëtar i GATM [Gruppo di Analisi e Teoria Musicale] – Itali, kunsulent i RATM (Rivista di Analisi e Teoria Musicale), dhe ka qenë pjesë e stafit akademik i «Master di I Livello in Analisie Teoria Musicale» (UNICAL, Itali) dhe pedagog në kuadrin e Erasmus+.

Kompozitor kryesisht i veprave simfonike dhe të dhomës, disa të ekzekutuara në Shqipërisë, Itali e Spanjë, dy prej të cilave (Eclissi dhe Le metamorfosi del cristallo) të interpretuara nga «Grupo instrumental Siglo XX» pikërisht në La Coruña.

Aktiv në konferenca shkencore dhe në fushën e studimeve muzikologike me artikuj dhe monografi mbiteorinë dhe analizën muzikore apo mbi zhvillimet eartit të tingullit, me botime në Itali, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut.

Në 2017-n themeloi kolanën «IUB (InstrumenteUniversitare Bazë)—Seksioni i Muzikologjisë» ku publikohen vetëm studime monografike apo përkthime të tij.

Deri më tani kanë dalë në shtyp numrat 1–6, ndërkohë që ato 7–11 janë në fazë janë në fazë botimi.

Simfonia Alpine me Interlud, u vlerësua me çmime dhemirënjohje nga disa prej figurave më të shquara të artit ndërkombëtar.

Puna kolosale në mbrojtje të studimit të doktoraturës “ Historiografia e shprehjes muzikore në Shqipëri dhe Diasporë” (nga prania njerëzore në tokën Shqiptare deri në Shek. XVI ) paralelizëm kulturor në këndvështrimin: Estetik, Semiotik, Semantik, dheAntropologjik gjithashtu në 6 vëllime u bë një shëmbull i determinimit dhe profesionalizmit të mirëfilltë te tij.

Po ashtu, botimi i  “Analiza Schenkeriane” dedikuarinterpretimit organik të strukturave muzikore, përmbledhje studimore për studentët e muzikologjisë, u  vlerësua nga tre prej studiuesëve më të njohur si Egidio Pozzi, Ëilliam Drabkin dhe Susanna Pasticci, me urimet e vlerësimet më të mira për Të.

Njëkohësisht,  kontributi i tij në të gjitha trevat Shqiptare, përkatësisht në Universitetin e ArteveTiranë, Akademinë e Shkencave Shqiperi , Institutin Albanologjik Prishtinë, Universitetin e Pejës etj me botimet mbi Estetiken Muzikore , Niceta i Remesiana-s, botimet në italisht “L’integrale polisemismomorfologico”,  e të tjera botime, bëjnë që Edmond Buharaja të mbetet si një vlerë e shtuar dhe do tënderohet e kujtohet me shumë respekt.

Ai do të mbahet mend edhe si njeriu i mirë, i drejtë, i thjeshtë dhe i kudondodhur si mbështetje për këdo që i ka besuar aspektet njerëzorë, duke gjetur tek Edi, besimin, fjalën e këshillën e mençur e të urtë të mikut, profesorit dhe njeriut me virtytet me sublime të karakterit  njerëzor.

Për Prof. Edin duhet të flitet gjatë por sot jemi të pafuqishëm, ndaj mund të themi vetëm:

Prehu në paqe miku kolegu dhe Profesori i nderuar Edmond Buharaja.
 
Petrika AFEZOLLI
Florian VLASHI
Gëzim KABASHI