Ambicia për pushtet ka nisur përçarjen tek talebanët në Afganistan, të cilët kanë debatuar për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

Mullah Abdul Ghani Baradar  ka pasur një debat të fortë me një anëtar të kabinetit.

Kabineti i ri qeveritar përbëhet nga figura të larta kryesisht nga radhët e talebanëve dhe bashkëpuntorë, të gjithë meshkuj.

Duket se shumë në radhët e talebanëve kanë pasur ambicie për t’u bërë ministër dhe se dhe mes tyre nuk paska vetëm një lider që e dëgjojnë të gjithë dhe vendos për të gjithë.

Talebanët morën kontrollin mbi Afganistanin muajin e kaluar dhe që atëherë e kanë shpallur vendin një “Emirat Islamik”. Kabineti i tyre i ri i përkohshëm është tërësisht me burra dhe përbëhet nga figura të larta talebane, disa prej të cilëve janë të njohur për sulmet ndaj forcave amerikane gjatë dy dekadave të fundit. Një burim taleban i tha “BBC” se Baradar dhe Rahman Haqqani, kishin shkëmbyer replika të forta.

Një anëtar i lartë i talebanëve me bazë në Katar dhe një person i lidhur me ata të përfshirë gjithashtu konfirmuan se një grindje kishte ndodhur në fund të javës së kaluar. Burimet thanë se debati kishte shpërthyer sepse Baradar, ishte i pakënaqur me strukturën e qeverisë së tyre të përkohshme. Gjithashtu grindja buroi edhe nga përçarjet se kush nga talebanët duhet të merrte merita për fitoren e tyre në Afganistan.