DURRËS, 7 nëntor 2014– Një ndërhyrje vërtet e ashpër në një ndeshje të futbollit rumun, ku mbrojtësi i Viitorul Constanta i nxjerr kaviljen sulmuesit të Universitatea Craiova, ka rezultuar në një masë drastike me dorë të hekurt nga Federata rumune e Futbollit. Mbrojtësi fajtor në fakt është ndëshkuar me të verdhë (i dyti gjatë ndeshjes) dhe jo me karton të kuq, ndërkohë që sulmuesi është transportuar për në spital. Megjithatë, ajo që është më e diskutueshme, është ndëshkimi i dhënë nga Federata rumune, që e ka skualifikuar Alin Seronin me plot 16 ndeshje për ndërhyrje të dhunshme me takë, në dëm të Nicusor Bancu. Ndeshja ka qenë e vlefshme për Kupën e Rumanisë dhe është luajtur më 29 tetor. Në praktikë, me përjashtim të ndonjë "uljeje" të mundshme pas apelimit, të cilin e ka njoftuar klubi i themeluar dhe stërvitur nga legjenda e futbollit rumun, Gheorghe Hagi, teksa ky i fundit e ka quajtur dënimin "të padrejtë dhe të ekzagjeruar", sulmuesi 28-vjeçar i ardhur nga Poli Timisoara nuk do të mund të kthehet në fushat e blerta deri në muajin prill të vitit të ardhshëm. Për t’u theksuar është fakti se ky është ndëshkimi i dytë i rëndë brenda 24 orëve. Vetëm një ditë më parë, 16 javë skualifikim dhe një gjobë prej 5800 eurosh i është komunikuar mesfushorit të Targu Mures, Gabriel Muresan, për një ndërhyrje ndaj Raul Rusescut të Steaua Bukureshtit.
Ndërhyrje kriminale ndaj kundërshtarit, 16 javë dënim
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ilir Meta kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën
Reagim nga KSHM për shkeljet e etikës në raportimin e ngjarjes së Durrësit: Vdekja dhe makabriteti nuk duhet sensacionalizuar
Gëlltiti sustën e stilolapsit, shpëton mrekullisht 7-vjeçari
Pezullimi i drejtorit të policisë së Durrësit pas aksidentit tragjik, ja kush ëmërohet në vend të Afrim Tafës





