“Ndërroi jetën luksoze me burgun”, shkruajnë mediat vendase për shqiptaren 29-vjeçare  Klevisa Ymera, e cila dyshohet se ishte duke ecur me rreth 170 km/orë, kur shtypi për vdekje vëlla e motër, 21 dhe 19 vjeç, kroatë.

Mediat kroate kanë pasqyruar dhe jetën e saj që postonte në Instagram, duke treguar se pëlqente makinat e shtrenjta dhe jetën luksoze.

Tashmë ajo ndodhet në paraburgim, e pas disa javësh pritet që të jepet vendimi nga gjykata.