Ish-Miss Saranda ka ndërruar jetë. Rovena Vuria vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme dhe ditën e mërkurë ndërroi jetë.

Në vitet 2000 ajo u shpall më e bukura e qytetit të Sarandës. Por ditën e djeshme 31-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

“Saranda Web”, shkruan se vajza nga Saranda, e cila u kurorëzua si më e bukura e qytetit disa vite më parë, do të përcillet sot për në banesën e fundit.