TIRANE, 22 mars 2013- Instituti Demokratik Amerikan publikon raportin paraprak për situatën parazgjedhore në Shqipëri. 

Kreu i delegacionit , guvernatori Howard Dean e ka cilësuar si të polarizuar situatën parazgjedhore në Shqipëri. Ndërsa, e ka cilësuar si të mirë ligjin për zgjedhjet, guvernatori Dean theksoi se të gjitha partitë politike duhet të respektojnë me rigorizitet Kodin Zgjedhor. Ndërsa ka prezantuar raportin praprak për situatën parazgjedhore në Shqipëri, NDI thekson se krerët e partive duhet të ruajnë edhe me vepra pavarësinë e KQZ, ndërkohë që anëtarët e saj duhet të gjejnë konsesusin. 

Raporti vjen një përmbyllje të takimeve nga datat 18-22 mars me zyrtarë të lartë të shtetit, drejtues të KQZ-së, partive politike, dhe shoqërisë civile. 

Misioni i NDI do të instalohet në Shqipëri deri më 23 qershor. Guvernatori Howard Dean do të mbikëqyrë këtë mision dhe do të jetë nja nga referencat kryesore për qeverinë e SHBA lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve. 

KONFERENCA PËR SHTYP

Robert Benxhamin, drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan NDI gjatë një konference për shtyp deklaroi se synimi i misionit ishte vlerësimi i situatës së përgjithshme parazgjedhore në Shqipëri me qëllim duke sqaruar se nuk mund te jetë një vlerësim përfundimtar. 

“Synimi i këtij misioni ka qenë të vlerësojë në mënyrë të paanshme përgatietjet për zgjedhjet,b shqyrtimi i faktorëve të vecantë që ndihmojnë procesin demokratik dhe të ofronte rekomandimet për procesin parazgjedhor, puna e këtij delegacioni nuk mund rë jetë vlerësim di plote dhe përfundimtar. Në Shqipëri delegacioni është takuar me zyrtare dhe përfaqësues më të lartë të vendit, përfaqësues të KQZ, medias dhe shoqata dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar", theksoi Benxhamin.

GUVERNATORI HOWARD DEAN: LINI MËNJANË CINIZMIN

Kreu i delegacionit , guvernatori Howard Dean gjatë fjalës së tij i bëri apel klasës politike që të lërë mënjanë cinizmin në mënyrë që të bëjë realitet ato cka presin shqiptarët, zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

“Ne kemi përgatitur një raport që kalojmë në hollësira të shumë cështjeve. Shqipëria ka bërë progres të madh drejt demokracisë. Sistemi politik është maturuar. Por, partitë politike që e kanë këtë kuadër ligjor kanë përgjegjësinë që të japin besim në procesin e demokracisë. Të bëhen zgjedhje që të shihen nga masa e gjerë si zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne dimë se situata është e polarizuar sa i takon partive politike. Gjatë takimeve tona kemi vënë re një cinizëm të thellë, e cila minon demokracinë. Po ashtu me duhet të themi se Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë duhet të punojnë të kalojnë këtë cinizëm dhe kjo mund të bëhet që gjërat të jenë sa më transparente të mundshme”, theksoi Dean. 

Guvernatori Dean duke e vlerësuar kuadrin zgjedhor shprehu shqetësimin për zbatueshmërinë e tij. Sipas Dean politika duhet ë bëjë që qytetarët të votojnë. 

“Sa i takon kuadrit zgjedhor ka qene shumë i mirë. Sa i përket përgjegjësi, kuadri ligjor është shumë i mirë, por sa i takon kritikave mund ta gjeni në raport. Puna është se si do zbatohet kuadri ligjor. Nga njëra anë pamë atë që ka polarizim të vërtetë në Shqipëri, por dhe përfaqësues të partive politike ishin të gatshëm të bashkëpunonin. Puna tani është që ta ndalojmë këtë cinizëm dhe të mos merremi me fjalë por me vepra. 
Përtej faktin që zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta, partitë politike duhet të bëjnë të pamundurën që qytetarët shqiptarë të dali dhe të votojnë. Përgjigjia me e mirë që mund ti jepë cinizmit është që njerëzit të dalin dh të hedhin votën e tyre”, theksoi Dean.