Nuk është komedia “14 vjeç dhëndër”, por një ngjarje reale. Të paktën kështu thuhet duke u bazuar në një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale e media rozë. Sipas “Magazina.al”, një 14-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund beqarisë e është martuar me një vajzë 13 vjeçe..
Nuk dihet se në cilin qytet ka ndodhur kjo, por ajo që është e sigurt është se çifti i të miturve janë shqiptarë, kjo vërehet edhe në videon që është publikuar në rrjetet sociale, e ku dëgjohet muzika shqipe në dasmën e çiftit.
Sipas ligjit, në të gjitha shtetet por edhe në Kosovë është e ndalur që një i mitur të martohet nën moshën 18-vjeçare.





