Shkelja e parimeve të përgjithshme kushtetuese të së drejtës së votës është raportuar nga kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Ai ka denoncuar rastin e një votimi familjar në zgjedhjet e së dielës në Dibër. Në një video të publikuar në profiline tij në “Facebook”, duket se si kryefamiljari voton për gjithë familjen. Ai hyn në dhomën e fshehtë ku ndodhet kutia e votimit, shoqëruar nga dy familjare të tij dhe një fëmijë i mitur. Familjarët qëndrojnë jashtë dhomës, kurse në kutinë e votimit voton vetëm një person.

“Votim familjar 1+4. Për ata që lehin për zgjedhje të lira dhe të barabarta. Dibra shqiptare apo Middle East ?”- shkruan Spahiu përbri videos në Facebook.