Kurioziteti i radhës vjen nga Seria B: Gjatë ndeshjes mes Frozinones dhe Hellas Veronës, takim i vlefshëm për javën e 27-të, në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, Fabio Pekia, trajneri i Veronës, futi në fushë Franko Zukulinin, vëllanë dhe shokun e skuadrës së Brunos, i cili e nisi ndeshjen titullar në stadiumin “Matusa”.

Me dy argjentinasit përkohësisht në fushë, ishte një sfidë brenda sfide, sepse në formacionin e Frozinones ishin edhe dy vëllezër të tjerë, Mateo dhe Daniel Çiofani. Ky i fundit vendosi edhe ndeshjen, duke shënuar në minutën e 15-të nga penalltia.Serinë B e kryeson Frozinone me 51 pikë pas 27 javësh. Ata ndiqen nga Spal me 3 pikë më pak, ndërkohë që Benevento dhe Verona janë ndjekëset më të afërta me 46 pikë.