Florian Semani është emëruar ditën e sotme zëvendësministër i Financave.

Emërimi i tij është vendosur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

NJOFTIMI I PLOTË: 

VENDIM

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Z. Florian Semani emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.