Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në radhët e zv.ministrave.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Enio Civici, është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Vilma Bello, është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Gjithashtu është liruar nga detyra zëvendësja aktuale e Ministrisë së Shëndetësisë, Bardhylka Kospiri, ndërsa vendin e saj e ka zënë Denada Seferi.