Sinoptikanja Anira Gjoni nga IGJEUM në një intervistë në Ora News tregoi se si do jetë moti në javën në vijim.
“Do të jetë një javë e ftohtë me temperatura më të ulëta sesa ditët që lamë pas. Presim që të kemi një rënie si të vlerave minimale ashtu edhe të vlerave maksimale të ajrit.
Për ditën e nesërme presim që minimalet në bregdet të shënojnë tre gradë dhe ato maksimale të shkojnë deri në 10.
Në zonat e ulëta, minimalet 3 dhe ato maksimalet deri në 13.
Ndërsa në zonat malore presim që minimalet të shënojnë -7 dhe ato maksimale të shkojnë deri në 0 gradë.“