Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë u pezullua për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë pas golit të miqve.

Pas konsultimeve u vendos që ndeshja të rifillojë, por gjyqtari ka paralajmëruar se nëse ka edhe një shishe të vetme apo problem, ndeshja do të pezullohet përfundimisht.

Ndërkohë forcat speciale të policisë janë në hyrjet e stadiumit, e gatshme të ndërhyjë.