Milan Skriniar ka arritur një marrëveshje me klubin e PSG për transferimin e tij në verë me parametra zero. Mbrojtësit sllovak i përfundon kontrata me Interin dhe palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovim.

Por, si duket gjërat nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë. Milan Skriniar rrezikon të mbetet pa ekip dhe në verë të kërkojë një tjetër opsion. Ditën e sotme, ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe kjo ka trembur j pak drejtuesit e Parisit. 

Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, klubi i PSG do t’i bëjë një ekzaminim të plotë mjekësor mbrojtësit dhe nëse ka diçka që nuk shkon, atëherë transferimi i tij në Paris do të dështojë.

Sezoni është praktikisht i mbyllur për mbojtësin që në rast se kthehet në fushë, ai mund të kthehet me fanellën e PSG, gjithmonë nëse transferimi nuk dështon.