Gjatë orëve të natës të së shtunës dhe të dielës në segmentin e Unazës së Madhe nga Sheshi Shqiponja deri në urën e Lumit Tirana do kryhen punime për asfaltimin e rrugës.
Për rrjedhojë, ARRSH njofton se gjatë fashës kohore nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit gjatë këtij segmenti do të bëhet bllokimi i qarkullimit të automjeteve, për t’i krijuar mundësi kompanisë që të kryejë asfaltimin e rrugës.
Më konkretisht, ARRSH thotë se të shtunën do të kryhen punime në krahun e djathtë të aksit kryesor dhe të dielën në krahun e majtë.
ARRSH bën të ditur gjithashtu se në bashkëpunim me kontraktorin e punimeve janë marrë masat që gjatë kësaj periudhe të bëhet devijimi i trafikut në rrugë të tjera.