Rikthehet në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit komedia “Çertifikata e martesës”.

Pas suksesit të 5 netëve të para, “Çertifikata e martesës” e regjisores Driada Dervishi rikthehet sërish në qytetin bregdetar në datat 2,3 dhe 4 qershor, ora 19.00.

E vënë në skenë në Tiranë dhe Fier, komedia “Çertifikata e martesës” korri një sukses të padiskutueshëm edhe në Durrës, pasi në të pesta netët salla e teatrit ishte e mbushur plot.

Komedia brilante e dramaturgut izraelit Ephrahim Kishon, e përshtatur në versionin shqiptar solli të qeshura pa fund për artdashësit.

Për rezervime mund të telefononi në numrin e telefonit 0683913813.