Një 40-vjecar i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale është arrestuar sot nga policia e Vlorës.

Bëhet me dije se është ndaluar shtetasi me inicialet R. H., 40-vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj 40-vjecarit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja e sendeve të ndaluara në IEVP”.