Mediat në Kosovë raportojnë se ka përfunduar në prangat e policisë kosovare këngëtarja Fjolla Morina, e kërkuar për trafik armësh në Shqipëri.

Sipas Telegrafi, Morina është arrestuar në një lokal në lagjen Emshir të Prishtinës. Këngëtarja u kap në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri me armë në makinë.

Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” në një banesë në Kukës, ndërsa më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi u arratis.

Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, kjo pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.