Gëzim Çela ishte i shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni.
Ai ka qenë më herët subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.
Aktiviteti i Çelës ka nisur pak më herët se në vitin 2014 kur në bashkëpunim me persona nga Kosova kanë krijuar një rrjet të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Kosovës dhe Shqipërisë për ta shpërndarë më pas në të gjithë Europën dhe më tej.
Kujtojmë se, 6 trafikantë mes tyre 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas ranë në pranga të policisë në një operacion ndërkombëtar antidrogë, të zhvilluar më 15 gusht 2023 në det të hapur rreth 18 milje larg Lagunës së Patokut, falë një sinjali që erdhi nga Mali i Zi.