Pas zërave se Apple do të heqë dorë nga foleja e kufjeve në iPhone 7, më shumë se 200 mijë persona kanë firmosur një peticion duke i kërkuar të rikonsiderojë këtë fakt.

Por kjo ka ndezur mjaft debate pro dhe kundër, për këtë pjesë të teknologjisë që ka qënë shumë elastike. Kufjet 3.5 mm është në thelb pasaardhës i fishave të shek. 19, një version në miniaturë i fishës klasike 6.35 mm, e cila daton më 1878.

Të dyja përmasat e kanë pjesën e metalit në majë. “Duhet të jetë diçka që vendoset dhe hiqet lehtësisht, por që ende bën një lidhje të sigurtë”, thotë Charlie Slee, anëtar i Shoqërisë së Inxhinierisë Audio.

Fillimisht, fisha klasike 6.35 mm përdorej nga operatorët e telefonëve të vjetër me fisha, që përdoreshin për ndërlidhje. Versioni 3.5 mm u bë mjaft popullor, duke u përdorur dhe për kufje personale, në radiot tranzitore në mes të shekullit të 20-të.