KORCE, 7 dhjetor 2013 – Tre punonjës banke dhe një i vetëpunësuar në një subjekt lojërash fati janë arrestuar orët e vona të mbrëmjes së të premtes se kanë vjedhur nëpërmjet shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit, 2.8 milion euro në një prej filialve të bankave te qytetit te Korces.
Policia dhe Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Korce realizuan operacionin e koduar “Bankieri” ku si rezultat u bë ndalimi i shtetasve :
1-Lorent Ballco, 26 vjec banues në qytetin e Korcës me detyre Bankier personal pranë një filiali banke.
2-Kimet Hoxha, 56 viec banues në Cangonj, Devoll me detyrë arkëtar pranë një filiali Banke
3-Fjoralba Andrea ,29 vjec banuese në Korcë, me detyrë arkëtare pranë një filiali Banke.
4-Julian Kosho, 39 vjec banues në Korcë, me detyrë pergjegjes agjensie në një filial Banke
5-Ervin Osman Xhaci, 32 vjec banues ne Bilisht, i vetëpunësuar në një subjekt lojërash fati “Bast Live”.
Të katër personat, në vende dhe kohë të ndryshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përvetësuar duke shpërdoruar detyre nje sasi prej 2.8 milion euro duke konsumuar elementet e veprave penale “Pastrimi i produkteve te vepre penale” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Në pranga 3 punonjës banke, grabitën 2.8 mln euro
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





