Kanadaja ka mobilizuar ushtrinë për të ngritur kampe me tenda në afërsi të kufirit me Amerikën, ku edhe do të strehohen përkohësisht qindra azilkërkues që po kalojnë kufirin nga shteti i Nju Jorkut.
Rreth 250 azilkërkues po mbërrijnë çdo ditë në Montreal, qytetin më të madh të provincës frengjishtfolëse të Kanadasë, Kebek. Në kampet e përkohshme do të akomodohen rreth 500 persona, në tendat me ngrohje dhe energji elektrike, ndërkohë që zyrtarët kanadezë të kufirit shqyrtojnë kërkesat e azilkërkuesve që për shkak të frikës së deportimit nga qeveria amerikane, kanë kthyer tashmë sytë nga Kanadaja.
Rreth 100 ushtarë u dërguan në Saint Bernard de Lacolle, përgjatë kufirit me Nju Jorkun për të ngritur tendat dhe ambientet e tjera të përkohshme. Ndërtimi i kampit nis vetëm një javë pasi Montreali shndërroi stadiumin e tij olimpik në një strehë për refugjatët që vinin nga SHBA. Më shumë se 3300 persona kanë hyrë në Kebek nga 1 janari deri më 30 qershor. Ndërkohë që zyrtarët thonë se rreth 1200 vetë kanë hyrë në provincë vetëm në korrik, e rreth 90% e tyre janë nga Haiti.
Në pritje të refugjatëve, Kanadaja mobilizon ushtrinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Krim makabër në Austri/ Kunati vret me çekiç 24-vjeçaren, autori tentoi të arratisej i mbuluar me gjak
Joz Marku e ndaloi në autostradë dhe e dhunoi bashkë me disa persona, prokuroria e Pejës merr në pyetje Edi Kuçin
Kryebashkiaku i Himarës thirrje banorëve: Largohuni nga banesat, ka rrezik për jetën nga zjarri
Himara në “Ferr”, nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive





