Ndërkohë që në orën 18:00 pritet të rinisë seanca për ish-kryeminsitrin Sali Berisha, avokati i tij Genci Gjokutaj, tha para gazetarëve se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.

Duke folur para mediave Gjokutaj theksoi se nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës.

Nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjoka. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj ”, tha Gjokutaj.