Vera e vitit 2025 është cilësuar si një nga verat më të nxehta të dekadës së fundit. Korriku, sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, do të jetë edhe muaji më i nxehtë.

“Muaji korrik pritet te jete me i nxehte, persa i perket edhe karakteristikave te muajit. Parashikohet shtim i valeve te te nxehtit. Nese para 10 viteve perballeshim me 2 vale te te nxehtit, persa i takon muajve te veres, tani i kemi pothuajse jave pas jave. Nese e krahasojme kete 5-vjeçar me normen e re qe i takon periudhes 1990-2020 kemi nje rritje 1-3 grade te temperaturave maksimale dhe minimale te ajrit, ne varesi te nenzonave klimatike qe ne i referohemi”, thote specialistja e GJEO-së, Anira Gjoni.

Madje, sipas Gjonit, edhe korriku i këtij viti do të ketë mbi 25 netë tropikale, ku temperaturat nuk do të ulen nën 20 gradë Celsius.”

Ekspertët e klasifikojnë këtë verë si të nxehtë dhe të thatë.