Në Strasburg do të mblidhen zëvendësministrat e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Ata do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16 dhe 17 maj, e në të cilin pritet të bëhet edhe votimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës.

Për takimin ka shkruar një ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të tij me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

“Përpara takimit të nesërm të Këshillit të Evropës mbi agjendën e Komitetit të Ministrave, kam takuar ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, ShBA-së dhe Bashkimit Evropian ku ua rikujtova që juristë të shquar, raportuesja Dora Bakoyannis dhe Asambleja Parlamentare e KiE kanë konstatuar që Kosova përmbush kriteret për anëtarësim”, ka qenë postimi i Kurtit.