Gërmimet arkeologjike në Goebekli Tepe kanë zbuluar monumente ndërtuar 7000 vjet para piramidave

DURRËS, 14 tetor 2014 – Përpara sumerëve dhe babilonasve, madje 7000 vite para piramidave ka ekzistuar një qytetërim para-bujqësor tepër i evoluar, zbulimi i të cilit mund të çojë në rishkrimin e  librave të historisë, artit dhe fesë. E gjithë kjo, erdhi në dritë në sajë të gërmimeve arkeologjike në Goebekli Tepe, në Turqinë juglindore, në kufi me Sirinë.

 Site përbëhet nga një vend i shenjtë me qindra yje antropomorfe të larta deri në 5 metra, figura kafshësh dhe hieroglifesh. Bëhet fjalë për  një monument që dëshmon për një kapacitet shumë të ndërlikuar organizativ dhe që kurrë nuk ishte imagjinuar për periudhën në të cilën është bërë. Në lidhje me këtë qytetërim misterioz ka folur Klaus Schmidt, drejtor i gërmimeve, të cilat ai e përshkroi në një libër të botuar kohët e fundit : “Tempujt e parë u ndërtuan 7000 vjet para piramidave".

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/