Kur vjen puna tek kafeja, në botë ashtu si edhe në Shqipëri identifikohen lehtë tre kategori njerëzish: ata që nuk e imagjinojnë jetën pa kafe, ata që nuk e pinë kurrë kafenë dhe ata që duan të heqin dorë prej saj, por nuk e marrin guximin.

Pavarësisht mungesës, dalëngadalë shumë njerëz po mundohen t’ia dalin mbanë edhe pa kafe, duke ndihmuar kështu organizmin të kalojë një tranzicion më të butë.

Nga ana tjetër, ka patur gjithmonë pretendime se kafeja nxit ankthin tek disa njerëz, dhe në këto ditë sulmet e ankthit dhe të panikut duhen shmangur sa më shumë.

Për këtë arsye, ekspertët e  AgroWeb.org kanë listuar  produktet më të mira natyrale që vetëm të japin energji njësoj si kafeja, por pa efektet anësore.

Rukola dhe barishtet

Janë të plotfuqishme përsa i përket energjisë që i japin organizmit. Rukola, rradhiqet, lakrat e egra, lakrat e zakonshme, lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, etj kanë në përmbajtjen e tyre disa elemente shumë të fuqishme.

Këto quhen ‘glukosinolate’ dhe i japin të gjelbërave atë shijen e hidhur, aromën e veçantë dhe vlerat e jashtëzakonshme ushqimore.

Zemra do të pompojë fort dhe trupi do të jetë në gjendje për të përballuar lodhjen.

Lëngu i panxharit

Panxhari është ushqimi kryesor që të duhet nëse ke nevojë për energji.

Panxhari ka nivelin më të lartë të molekulave të oksidit nitrik, që ushqen enët e gjakut dhe si rrjedhojë rrit efikasitetin dhe gjallërinë.

Vitamina B12.

Kjo vitaminë njihet ndryshe si Vitamina e Energjisë. Nëse ndihesh i/e përgjumur, atëherë trupi ka nevojë për vitaminën B12.

Këtë vitaminë e gjen tek vezët, mishi, peshku, produktet e bulmetit, disa lloje kërpudhash dhe soja.

Fasulet, avokado, qiqrrat

Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë, ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e mirë të trurit.

Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës.

Hurmat e Arabisë

Ato janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën.

Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë.

Hiqni dorë nga ëmbëlsirat e shpejta që premtojnë energji dhe konsumoni disa hurma Arabie.

Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera./AgroWeb.org