MEKSIKE, 14 prill 2013 – Fotografi David Rochkind sjell me imazhet e shkrepura në viset e humbura të Meksikës, realitetin e njerëzve që jetojnë me kartelet e drogës, me sasitë e madhë të heroinës e kokainës që bëhen gati për t’u nisur drejt SHBA, me varfërinë që është ulur këmbëkryq në shtëpitë e tyre dhe me vdekjen që deri tani u ka marrë jetën 35 mijë njerëzve.
Fotografi Rochkind ka vizituar Meksikën në vitin 2007 dhe galeria e fotove të mëposhtme është shumë pak nga ajo çfarë do të sjellë me librin e tij “Heavy Hand, Sunken Spirit” nga mbretëria e drogës, që prej vitesh po shkatërron vendin amerikano latin.
Nje nene qe injekton heroinen ne sy te bashkeshortit dhe femijes se saj, varferia e banoreve te ketyre zonave, te burgosurit pas hekurave te qelive dhe ushtaret qe kontrollojne rendin ne keto vise te humbura….
Shkatërrimet, krimet, bashkëjetesa me lëndët narkotike dhe tregtinë e drogës, përpjekjet e ushtrisë për të kontrolluar kartelet kriminale gjejnë pasqyrim në fotografitë e shkrepura nga fotografi Rochkind.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





