Një ngjarje e rëndë ka tronditur Chicagon në Shtetet e Bashkuara, ku dyshohet se një nënë 22-vjeçare ka rrahur për vdekje djalin e saj të vogël, vetëm 1 vjeç e më pas ka zhdukur trupin.

Bashkëpunëtor dyshohet të ketë qenë i dashuri i saj.

Trupi i Bryeon Hunter nuk është gjetur ende. Lakeshia Baker i tha policisë se fëmija ishte zhdukur, duke bërë që të nisnin kërkimet, por tani dihet që gjithçka ka qenë e trilluar.

Autoritetet thonë se Lakeshia, së bashku me të dashurin Michael Scott e kanë rrahur fëmijën e vogël me rrip dhe e kanë lënë të vdesë në tualetin e shtëpisë.

Më pas zhdukën trupin dhe shpikën historinë e rrëmbimit.

Gruaja pranoi gjithçka në polici duke thënë se e rrahu ngaqë fëmija qante pa pushim. Tani pritet dënimi.