Nënë e bir janë arrestuar nga policia e Vlorë, pasi shisnin lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tyre.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale L. Xh., 50 vjeçe dhe M. Xh., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Vlorë.

Sipas bluve, gjatë kontrollit në lokalin e këtyre shtetasve, i cili rezultoi i paregjistruar në organet tatimore, efektivët gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike cannabis, gati për shitje, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Gjithashtu u sekuestrua dhe një automjet që përdorej nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.