Marjana Koçeku, e njohur si Neomalësorja, ka qenë prej disa ditësh në Parlamentin Europian, ndërsa në një postim në rrjetet sociale ka ndarë foto nga vizita e saj në PE.
“Kanë qenë ditë plot shpresë. Europa asht nji strehë e sigurt për vendin tonë, jo vetëm si orientimi ynë ma i natyrshëm që prej rrëzimit të sistemit komunist, por edhe si vendi ku kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë vëmendje dhe mbështetje”, shkruaj ajo.
Koçeku mori mandatin si deputete e PS më 11 maj, por pas protestave të vazhdueshme të qytetarëve për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ajo vendosi të braktisë grupin e PS dhe të vijojë mandatin si deputete e pavarur.





