Këto janë të gjitha shenjat të cilat tregojnë që nuk po pini ujë mjaftueshëm. Më shumë se gjysma e popullsisë së botës vuajnë nga dehidratimi, duke mos e ditur që kjo gjë çon në probleme serioze për shëndetin.

Ky artikull ju vjen në ndihmë me një grafik që do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse trupi juaj po merr mjaftueshëm ujë gjatë ditës ose jo dhe efektet negative që sjell moskonsumimi i ujit.

Shenjat e para dhe më të lehtat e dehidratimit:

-Etje

-Ndjenja e thatësisë së gojës

-Ndjesia e lodhjes gjatë gjithë kohës

-Nervoze

-Dhimbje koke

-Urina në ngjyrë të errët

-Marrje mendsh

-Aroma e pakëndshme e gojës

-Uria për ushqime të ëmbla

-Kërcitjet/dhimbjet e muskujve

Shenjat e dehidratimit të një shkalle më të rëndë

-Etje e theksuar

-Rrahje të shpeshta të zemrës

-Humbja e koshiencës

-Marrje fryme e shpejtë

-Ulje e tensionit

-Lëkurë ekstremisht e thatë

-Marrje mendsh të forta

-Urinë në ngjyrë të errët

-Nevoja e pakët për të shkuar në tualet

-Mungesa e djersitjes edhe në ditët e nxehta apo gjatë aktivitetit fizik