Nëse zakonisht zgjoheni me dhimbje të këmbëve, edhe kur nuk keni bërë punë të rënda fizike apo stërvitje, kjo simptomë mund të jetë tregues i problemeve serioze shëndetësore.

Faktorët e jashtëm që shkaktojnë dhimbje në këmbë në mëngjes lidhen me lëndimet, veshjen e këpucëve të parehatshme, shëtitjet e gjata ose thjesht gjumi në një pozicion të vështirë. Faktorët e brendshëm përfshijnë qarkullimin e dobët të gjakut, dëmtimin e nervave, inflamacionin dhe infeksionin.

Dhimbja në këmbë në mëngjes mund të tregojë artrit ose artroe, që shfaqen në këmbë, shputa dhe gishta. Mund të jeni lënduar në ligamentet e kyçit të këmbës, venat mund të jenë zgjeruar, pra keni një ndjenjë të rëndimit dhe dhimbjes në këmbë. Mund të keni osteoporozë e cila manifestohet me dhimbje në thembra. Mund të vuani nga inflamacioni i venave sipërfaqësore e cila manifestohet me dhimbje pulsuese në muskuj.

Mund të vuani gjithashtu nga sëmundjet vaskulare, e cila prek kryesisht meshkujt e moshës së mesme. Shpesh ndodh në sfondin e hipertensionit dhe marrjes së medikamenteve të caktuara. Një numër i madh sëmundjesh nuk kanë simptoma në mëngjes, por nëse shfaqen pas një pushimi të natës, kur nyjet dhe muskujt relaksohen, mund të tregojë se gjendja është përkeqësuar.

Nuk janë aspak estetike, shoqërohen me dhimbje të tmerrshme dhe nëse nuk i trajtoni në kohë mund të kthehen në një vatër inflamacioni dhe infeksioni mykotik. Po flasim për thembrat e çara dhe kallot, dy prej problemeve më shqetësuese gjatë verës për shumë gra dhe burra. Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e tyre si lagështia, veshja e këpucëve të papërshtatshme zbathur, etj. Megjithatë, ekzistojnë disa metoda natyrale për t’i trajtuar para se të mbathni sandalet dhe shapkat e para.