Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza ndaj sistemit të drejtësisë dhe një prokurori që, sipas tij, ka ndjekur standarde të dyfishta në trajtimin e çështjeve.

Meta pretendon se i njëjti prokuror ka injoruar një kallëzim zyrtar të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit lidhur me çështjen e CEZ-it, duke e mbyllur atë me shpejtësi, ndërsa nga ana tjetër ka marrë në shqyrtim një kallëzim që ai e cilëson të rremë ndaj tij.

Sipas Metës, ky kallëzim është bazuar në dëshmi që, sipas tij, janë konsideruar më parë si pa vlerë prove, ndërsa ai shton se personi që ka bërë kallëzimin ka dhënë versione të ndryshme për të njëjtën çështje.

Ai paralajmëro se do të bëjë publike detaje të tjera gjatë procesit gjyqësor dhe njofton se do të jetë i pranishëm në seancën e parë të gjykimit në themel.