Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se bashkëpiloti i FlyDubai, i cili dyshohet se u përpoq të rrëzonte aeroplanin me destinacion Izraelin, kishte pësuar radikalizim islamik.

“Ne e dimë se ai i është nënshtruar indoktrinimit radikal islamik”, tha Netanyahu duke folur për emisionin “Fox & Friends”, ndërsa shtoi se brenda pak ditësh mund të ketë një pamje nëse bashkëkapiteni kishte lidhje me Iranin.

“Mendoj se është shumë herët për të thënë nëse ai kishte ndonjë lidhje me Iranin apo me dikë tjetër”, tha ai.

Megjithatë, motivi për incidentin e rëndë që ndodh të mërkurën gjatë fluturimit nga Dubai në Tel Aviv nuk është përcaktuar ende.

Sipas informacioneve të deritanishme, pasagjerët arritën ta neutralizonin sulmuesin, ndërsa avioni, me një ekuipazh rezervë që mori kontrollin, përfundimisht u ul në Arabinë Saudite.