JAPONI– Disa shkencëtarë japonezë përdorën qelizat burimore (staminale) të njeriut për të krijuar folikulën e flokëve, njofton kanali televiziv “NHK”.

Shkencëtarët arritën të transplantojnë qeliza burimore në folikulën e papjekur të flokut, të marra nga minj të porsalindur, dhe mw pas i implementuan ato me sukses në një mi tjetër.

Transplantimi i folikulave të flokëve ka kufizime të caktuara për shkak të vështirësive të lidhura me rigjenerimin e tyre, kështu që shpikja e shkencëtarëve japonezë në të ardhmen mund të mundë plotësisht alopecinë (rënien e flokëve).

Nga qelizat burimore mund të përftohet potencialisht çdo lloj indi dhe organi.