Në darkën zyrtare të shtruar nga Mbreti i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin e Madridit për liderët e vendeve anëtare në NATO kishte shumëllojshmëri ushqimesh.

Shefi i famshëm madrilen Paco Ronthero realizoi menunë e darkës së Samitit të NATO-s mbrëmjen e djeshme.

Darka filloi me një shumëllojshmëri prej 13 mezesh. Lista e mezeve përfshinte ullinj, briosh me ton të kuq dhe mustardë të stilit të vjetër, levrek me “qumësht tigri” (salcë e famshme e kuzhinës peruane), picania viçi, karavidhe me vaj ulliri dhe grejpfrut rozë, grejpfrut me grejpfrut romesco, taco me mish viçi të ëmbëlsuar dhe salmon të tymosur.

Nga levreku me "qumësht tigri" tek brioshi me ton . Ja

Mezet kishin dhe kroketa me karkaleca me hudhër, misër të pjekur me guacamole, kroketa merluci të skuqur dhe gazpaço me vaj borziloku.

Pjata kryesore ishte merluci me salcë, tapiokë dhe lëng trofte, ndërsa për ëmbëlsirë Ronthero përgatiti shkumë kokosi me granitë mente dhe frut pasioni.

Menuja shoqërohej me verë të kuqe, të bardhë, si dhe me ujë natyral ose i gazuar.

Në darkën mbretërore morën pjesë liderët e vendeve anëtare të NATO-s. Ndërkohë pjesë e saj ishin dhe kryeministri ynë Edi Rama i cili u shoqërua nga bashkëshrotja Linda Rama.