34-vjeçari Donald Hoxha fshihej në Londër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”, si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2009, në Elbasan.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e shtetasit Donald Hoxha në Shqipëri.

Ekzekutimi i Roland Rexhepit në Elbasan

Donald Hoxha akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së Roland Rexhepit, ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2009, në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 korrik 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan, ku ish-punonjësi i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan, mbeti i vrarë pas disa të shtënave me armë. Rexhepi është ekzekutuar sapo ka dalë nga pallati i tij, duke ju drejtuar garazhit për të marrë makinën dhe për t’u larguar në punë.

Në këtë moment i është afruar me motor “Zong-Zhung” njëri nga autorët e krimit, Armando Llakaj, i cili ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje të rëndë që erdhi si rezulat i përplasjes mes grupit të Çapajve dhe familjes Mema në Elbasan, dy prokurorët e Elbasanit Milan Laskaj dhe Ritvan Suka, mundën të sigurojnë prova dhe arrestojnë Marjus Tafën dhe Armando Llakajn.

Të dy këta persona konsideroheshin në 2009-n si njerëz të afërm të familjes Çapja, ndërsa tashmë janë dënuar me 24 dhe 23 vite burgim, ku vijojnë të vuajnë dënimin në burgun e Peqinit.

Ndërkohë, pas 12 vitesh nga kjo ngjarje Prokuroria ka mundur të identifikojë dhe t’i komunikojë arrestin Florind Shabanit, njërit nga bashkëpuntorët në këtë vrasje. Identifikimi i Shabanit është kryer duke analizuar një profil AND-je që është gjendur në një kapuç dhe një bisht cigare. Ky profil ka dalë i njëjtë me atë që ka dhe Florind Shabani.

Ndërsa sot në Londër është arrestuar edhe Hoxha, i cili ka bashkëpunuar në vrasjen e Rexhepit.

EMRI+NGJARJA/ Nga Londra drejt Tiranës, ekstradohet 34-vjeçari i

Njoftimi i plotë:

Gjatë këtij operacioni, në bazë të informacionit të siguruar nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Londër, është kapur në kohë rekord në Londër dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi D. H., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi D. H. akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2009, në Elbasan.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e shtetasit D. H., në Shqipëri.