Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putinit, nuk e ka përjashtuar një takim midis Putin dhe Trump në samitin e APEC-ut në Kinë në nëntor.

Më herët Putin ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në samitin e APEC-ut, ndërsa SHBA-të do të dërgojnë një delegacion, por nuk specifikuan nëse presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm.

Kina do të jetë mikpritëse e samitit të Apec-ut në qytetin jugor të Shenzhen-it këtë vit.

Samiti vjetor i Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (Apec) zakonisht ndiqet nga udhëheqësit e Rusisë, Kinës dhe prezent mund të jenë edhe të SHBA-së.

SHBA-të kanë thënë se do të dërgojnë një delegacion në samit, por nuk kanë konfirmuar ende nëse Trump do të jetë pjesë e udhëtimit, raporton BBC.

Trump dhe Putin nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga takimi i tyre në Alaska në gusht të vitit të kaluar.