Një nga modelet e flokut më të preferuara të këtij sezoni pranverë-verë është topuzi i ulët me onde, i cili po përdoret gjithnjë e më shumë për pamjen e tij të thjeshtë dhe elegante.

Ky stil flokësh nuk kërkon shumë kohë apo përgatitje të komplikuar, ndaj zgjidhet shpesh në përditshmëri, sidomos kur nuk ka kohë për rregullim të gjatë.

Ai kombinon një pamje romantike dhe moderne në të njëjtën kohë.

Topuzi i ulët me onde përshtatet si me veshje të përditshme, si xhinse dhe këmishë, ashtu edhe me fustane më elegante për mbrëmje apo evente të ndryshme.

Stili i tij i lirshëm i jep një pamje natyrale dhe të lehtë, ndryshe nga topuzët e ngjeshur dhe shumë të rregullt.

Për realizimin e tij mjafton të lidhen flokët në pjesën e poshtme të qafës në formë bishti të ulët, pa i shtrënguar shumë.

Më pas flokët ndahen në disa pjesë dhe rrotullohen për të formuar topuzin. Disa fije mund të lihen të lira për një pamje më të butë dhe romantike.

Ky stil konsiderohet ideal për pranverë dhe verë, pasi jep freski, lehtësi dhe një pamje natyrale pa shumë përpjekje.