RUSI– Një zjarrfikës rus ka rënë nga shkallët, pasi u godit nga një copë bore, ndërsa ishte duke u përpjekur për të shpëtuar njerëzit nga një ndërtesë që kishte marrë flakë.

Në një filmim amator shfaqet zjarrfikësi që ngjit shkallën deri në katin e katërt të ndërtesës, aty ku kanë ngecur njerëzit.

Por në momentin kur arrin në vendin e duhur, një copë e madhe bore që gjendej në çati i ka rënë në kokë, duke e rrëzuar atë nëpër shkallë.

Ai mbeti i shtrirë, derisa u mbërrit nga një tjetër koleg, i cili e ngriti, ndërkohë që një tjetër zjarrfikës shkoi për të shpëtuar një grua e një fëmijë në ndërtesën ku kishte rënë zjarr.

Kliko për të parë Videon

http://www.youtube.com/watch?v=EKjZvcI6hfQ&feature=player_embedded