DURRËS, 13 nëntor 2014 – Ngjyra e portokalltë simbolizon harmoninë e brendshme, krijimtarinë artistike dhe besimin në vetvete e tek të tjerët. Në spektrin e dritës është midis së kuqes dhe të verdhës, gjithashtu i korrespondon çakrës së dytë. Ngjyra e portokalltë shërben për të simbolizuar të kuptuarit, urtësinë, ekuilibrin dhe ambicien. Kjo ngjyrë asociohet me shëndetin fizik e vitalitetin tonë dhe vepron në absorbimin e asaj që konsumojmë përmes të ngrënit.
Kjo ngjyrë na çliron nga simptomat depresive dhe rrit aftësinë për t’iu përgjigjur problemeve e disfatave të ndryshme që na ndodhin në jetë. Është simbol i pjellorisë par excellence dhe stimulon qarkullimin e gjakut dhe vitalitetin e organeve seksuale, si tek meshkujt dhe tek femrat, duke favorizuar pjellorinë. Njerëzit të cilët preferojnë ngjyrën portokalli tregojnë një energji të qartë dhe vitalitet. Preferenca për këtë ngjyrë, i bën ata të aftë për të ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm. Kush do portokallinë është një person me prirje të theksuara optimiste e besim të madh në vetvete, i vetëdijshëm për forcën e vet. Të dashuruarit me ngjyrën e portokalltë bashkëjetojnë në harmoni me gjithçka që i rrethon.
/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





