Nga data 27 mars deri më 19 prill fermerët kanë mundësi të aplikojnë në skemat e subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm me qindra fermerë janë drejtuar zyrave të drejtorisë së bujqësisë në Lushnjë për të aplikuar.

Ajo që vihet re ditën e parw është bllokimi i sistemit ku nga mbingarkesa nuk funksionon normalisht.

Drejtori i Drejtorisë Bujqësisë Lushnjë, Ferdinand Shani i bën apel të gjithë fermerëve të mos dynden pasi këtë vit ndryshon nga skema e viteve të kaluara që kush aplikon i pari përfiton.

Ndryshe nga viti kaluar ku fermerët janë subvencionuar duke marrë naftë për çdo dynym, këtë vit subvencionimi do të bëhet në vlerë monetare, ku pagesa do kalojë në llogari bankare