Dy shtatori ka shënuar zyrtarisht fazën e parë të regjistrimit të studentëve në universitete e cila zgjat 48 orë dhe kryhet online në portalin U-Albania.

Kur aplikanti shpallet fitues, ai duhet të regjistrohet brenda 48 orëve nga ky moment, nëse nuk regjistrohet brenda këtij afati, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në atë degë.

Ndërkohë 7 fazat e regjistrimeve në universitete do të jenë të zgjasin deri më 15 Shtator. Tashmë prej vitesh është e njëjta procedure në sistem, ku ngjyra jeshile tregon shpalljen fitues të studentit përkatës, sikurse dhe 3 opsionet e tjera me ngjyrat përkatëse tregojnë se sa pranë apo larg degës preferenciale ndodhet studenti.